Çmimi tavan për produkte bazike, dilema sa i përket Kushtetueshmërisë

Ligji që përcakton çmimin tavan, për produktet bazike është miratuar të martën në Kuvendin e Kosovës, por një vendim I till, tek ekspertetë e cështjeve të ekonomisë po shihet si shkelje e kushtëtutës. Sipas tyre, një gjë e till bënë shkelje të ekonomis së tregut të lirë. Ministria e Tregtisë dhe Industris, thotë se kjo ka për qellimë, ndaljen e abuzimin me ngritje të çmimeve me qëllim të shtimit të përfitimit

Foto ilustrim

I morri 64 vota të mazhorancës, e më këtë edhe u miratua në lexim të dytë Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Por, miratimi gjatë të martës i këtij ligji që vendosë çmimin tavan për produktet bazike, po shihet si shkelje e kushtëtutës në ekonominë e tregut të lirë.

Kushtetuteshmërinë e tij po e konteston ekonomisti Mustaf Kadriaj.

“Kosova është e orientuarë edhe më kushtetutë  në ekonomin e tregut të lirë, dhe  ky ligj bije ndeshë më këtë. Nuk mundësh mi caktu çmimet pasi në atë moment, shkonë ka sistemi majtistë, duke caktuar edhe çmimin edhe prodhimin. Kjo do të shkoj duke e ngulfatë ekonomin e vendit,  pasi nëse është një cmim i lartë,  bizneset mund të manipulojnë por edhe nëse bije çmimi në berzë, atëherë biznesët detyrohen të mbyllen”, ka thënë Kadriaj.

Por, mendim krejt tjetër ka ekonomisti Jakup Bellaqa.

Ai vlerëson se institucionet e Kosovës, janë vonuar me miratimi e këtij ligji.

“Në aspektin ekonomik është në favor, pasi duhet të formohet komisioni. Ekonomia duhet të jetë nën kontrollë dhe duhet të kemi politika të tregut kontrolluesë. Në momentin kur kemi lëvizje  të tregut, ku nuk janë sipas vendeve të BE-së,  atëherë nuk janë qmime të tregut. Kështu që kjo e kishë normalizu jetën e konsumatorëve”, është shprehur Bellaqa.

Se ky ligj e ka për qëllim ndalimin e abuzimin më ngritje të çmimeve, e thonë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industirë.

“Ligji do të bëhet i plotfuqishëm kur të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji parasheh masat e përkohshme mbrojtëse në raste të veçanta të destabilizimit në treg, të bazuara në evidencë dhe analizë të mirëfilltë. Qëllimi është të ndalohet abuzimi me ngritje të çmimeve me qëllim të shtimit të përfitimit. Projektligji është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe çdo vendim i marrë sipas këtij ligji do të jetë në përputhje me zotimet dypalëshe mbrojtëse që Kosova ka marrë në kuadër të MSA-së dhe marrëveshjeve”.

Produketët e përfshiran në këtë ligjë janë: Drithërat; Miell gruri; Buka; Orizi; Pastat; Vaji ushqimor i lulediellit;  Qumështi; Kripa e kuzhinës;  Vezë pule;  Mishi i pulës;  Sheqeri kristalor;  Produktet e higjienës personale;  Lëndët e drurit për djegie.

Produktet e tjera themelore të konsumit për jetesë, të përcaktuara me vendim të Qeverisë.

Vetëm pak muaj më parë, çmimi tavan u vendos edhe për produktet e naftës, nga Qeveria e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika