Codman: Shpresoj që të akuzuarit në Hagë të shpallen të pafajshëm
Ish-avokati i Nasim Haradinajt në rastin e tij në Hagë, Toby Codman, ka deklaruar se, bazuar në përvojën e tij me Dhomat e Specializuara dhe në provat e paraqitura në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shpreson që ata të shpallen të pafajshëm. Duke folur në Debat Plus, Codman tha se dëshiron që Hashim Thaçi, Kadri […]
Ish-avokati i Nasim Haradinajt në rastin e tij në Hagë, Toby Codman, ka deklaruar se, bazuar në përvojën e tij me Dhomat e Specializuara dhe në provat e paraqitura në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shpreson që ata të shpallen të pafajshëm.
Duke folur në Debat Plus, Codman tha se dëshiron që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të lirohen, duke e lidhur këtë qëndrim me përvojën e tij në procesin ndaj Nasim Haradinajt.
“Bazuar në përvojën time me Dhomat e Specializuara dhe me rastin e paraqitur, do të shpresoja, për të akuzuarit dhe për Kosovën, ata të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen bazuar në provat që janë paraqitur”, deklaroi Codman.















