Çollaku për sulmin ndaj policisë: Të përcillet situata në veri, Serbia ka skenarë destabilizues

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, pas sulmeve të vazhdueshme ndaj policisë, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të përcillet gjendja e sigurisë në veri

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku

Institucionet e Kosovës duhet të përcjellin me vigjilencë gjendjen e sigurisë në veri, për arsye se Serbia ka skenarë të ndryshëm destabilizues.

Kështu është shprehur eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, pas raportimeve se të martën e 26 prillit, Policia e Kosovës është sulmuar sërish në komunën e Zubin Potokut.

“Institucionet e vendit bëjnë punën e tyre konform mandatit që kanë secila prej tyre, mendohet në këtë rast me policinë dhe institucionet, dhe të përcillet me vigjilencë dhe kujdes të shtuar situatën në veri, ngase të gjithë e dimë se atje është një vatër që mund të gjenerojë pasiguri në çdo situatë, duke ditur faktin se Serbia në vazhdimësi ka skenarë të ndryshëm destabilizues”, ka thënë Çollaku për EO.

Në anën tjetër, sa i përket çështjes së reciprocitetit të targave, për Çollakun nuk përbën ndonjë shqetësim të madh, në kuptimin e interferimit të çështjes së targave në siguri.

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku

“Kurse bashkëpunimi i organeve të sistemit të sigurisë me KFOR-in është i kënaqshëm dhe në nivelin e duhur. Prandaj nuk shoh arsye për shqetësim serioz sa i përket atakimit të sigurisë në pjesën veriore lidhur me targa apo çështje të tjera”.

Ndryshe, mëngjesin e së martës, Policia e Kosovës sërish është bërë pre e sulmeve në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se nga sulmi me armë zjarri drejt njësitit kufitar nuk ka të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka njoftuar Kelani.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore, me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Policia e Kosovës në veri të Kosovës

Por, kjo nuk është sulmi i parë ndaj policisë në këtë pjesë të vendit.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë më Drejtorin e Policisë Samedin Mehmeti, kishin bërë të ditur se të premten e 15 prillit, dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar me armë automatike dhe granatë dore.

Ky sulm, sipas Sveçlës, ishte sulm terrorist i orkestruar, që kishte për shënjestër lëndimin e policëve.

Ai kishtë bërë të ditur se brenda katër ditësh kanë ndodhur katër sulme që lidhen me njëri-tjetrin. Sveçla theksoi se këto sulme vijnë si pasojë e luftës ndaj krimit, korrupsionit dhe kontrabandës që po e luftojnë bashkë me Policinë e Kosovës.

Ai tha se sulmi dyshohet të ketë ardhur nga territori i Serbisë.

Para këtij sulmi, sipas Drejtorit të Policisë, kanë ndodhur edhe tri sulme të tjera që kishin shënjestër policët e Kosovës. Ai këto sulme i ka quajtur të orkestruara dhe që lidhen njëra me tjetrën.

Sulmi i parë, sipas tij, kishte ndodhur të enjten rreth orës 07:30 të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë – Zubin Potok, ku në rrugën të cilën po patrullonte Policia e Kosovës, ishin vendosur “iriqë metalikë”, që shërbejnë për t’i dëmtuar gomat e automjeteve.

Sulmohet sërish policia në veri

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika