Comodita Home: Të hënën rifillon prodhimi – Dëmet janë të konsiderueshme, por kemi përgjegjësi ndaj të punësuarve dhe bashkëpunëtorëve

Comodita Home njofton opinionin publik se mbrëmë, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm dhe profesional të njësive të zjarrfikësve, Policisë dhe ekipeve të tjera emergjente, është arritur të lokalizohet dhe të shuhet plotësisht zjarri që kishte përfshirë një pjesë të fabrikës sonë në Gjakovë.

Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar, as në mesin e punëtorëve tanë dhe as në mesin e personelit të angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Pas vlerësimeve të detajuara teknike dhe punës intensive të ekipeve të inxhinierëve dhe ekspertëve tanë, ata kanë dhënë vlerësimin profesional se mund të vazhdohet me aktivizimin e aparaturave të padëmtuara nga zjarri.

Duke pasur këto parasysh dhe duke falënderuar këto ekipe për angazhimin vetëmohues, Bordi Drejtues ka vendosur që nga dita e hënë të rifillojë procesi i prodhimit në fabrikën e Comodita Home.

Ky vendim është marrë me përgjegjësi të plotë, duke pasur parasysh rëndësinë që vazhdimësia e operimit të kompanisë ka për mijëra familje që varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Comodita Home, si dhe për partnerët, furnitorët dhe bashkëpunëtorët tanë në vend dhe jashtë vendit.

Comodita Home shpreh mirënjohjen më të thellë për reagimin e shpejtë dhe profesional të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Kryetarit të Komunës së Gjakovës, drejtorit të AME-së, si dhe njësive të zjarrfikësve nga Gjakova, Peja, Prizreni, Juniku, Deçani dhe Rahoveci, si dhe të gjithë atyre që në forma të ndryshme kanë kontribuar dhe kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje.

Një falënderim krejt i veçantë shkon edhe për dy kompanitë private, Fidani Beton dhe Doli, të cilët me personelin e përkushtuar dhe makineritë e tyre kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në ndaljen e zjarrit.

Comodita Home, pjesë e Devolli Corporation, po rikthehet në operim në kohë rekorde për të vazhduar të jetë simbol krenar i prodhimeve cilësore Made in Kosova dhe ta vazhdojë pa ndërprerje prezencën në tregjet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Bordi Drejtues i Comodita Home

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika