Conor McGregor ua bën ëndrrën realitet binjakëve irlandezë

Luftetari i Arteve Marciale të Përziera ka dhuruar 10 mijë euro për të ndihmuar binjakët 13-vjeqarë irlandezë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Rinisë (IMMAF)

Conor McGregor

Binjakët Adam dhe Dylan Duffy së fundmi siguruan vende në ekipin irlandez, ku filluan të mbledhin fonde që të mund të shkonin në Abu Dhabi për të konkurruar.

Dhe bashkëvendasi i tyre dhe luftetari i Arteve të Përziera të Marciale, Conor McGregor, dhuroi 10 mijë euro për binjakët.

Adam dhe Dylan Duffy janë ekipi i Irlandës në Kampionatin Botëror të Rinisë IMMAF në Abu Dhabi, por duhej të mblidhnin fonde për të bërë udhëtimin, njofton DailyMail.

McGregor dëgjoi se dyshja kishin nevojë për fonde për të ndihmuar me shpenzimet e tepërta, dhe për pajisjet për palestrën e tyre.

Conor McGregor me binjakët Adam dhe Dylan Duffy

Ai ka postuar një foto me dyshen në Instagram dhe ka shkruar: “U krye! Bëjeni krenarë tokën që e njoh.’

Kampionati Botëror IMMAF funksionon sipas rregullave të modifikuara për të rinjtë nga 12 deri në 17 vjeç, pasi ata konkurrojnë me luftëtarët e rinj më të mirë në botë.

Nuk ka goditje me kokë dhe ka në fokus një teknikë që të rinjtë të mos dëmtohen.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika