Costa: Heqja e masave lidhet me shtensionimin në veri, ngjarjet e fundit të jenë përjashtim
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të lidhura me nevojën për de-përshkallëzim të situatës në veri të vendit dhe në rajon. “Këto masa janë të lidhura me nevojën për të deeskaluar situatën në rajon dhe në […]
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të lidhura me nevojën për de-përshkallëzim të situatës në veri të vendit dhe në rajon.
“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të deeskaluar situatën në rajon dhe në veri të vendit. Ajo që dëshiroj është që sa më shpejt të kemi këtë de-përshkallëzim, e më pas të mund të ecim përpara dhe t’i heqim këto masa”, ka deklaruar Costa.
“Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë një prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se ju jeni plotësisht të angazhuar në këtë rrugë evropiane”, ka theksuar ai tutje ai.
Costa ka theksuar se BE-ja ka emëruar një përfaqësues të ri për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi, si dëshmi e përkushtimit për të gjetur zgjidhje përmes bisedimeve.
“Ky dialog është një element thelbësor në këtë rrugëtim të përbashkët evropian për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.















