Në hapje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar nevojën jetike për një Evropë të bashkuar.
Duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe tragjedisë humanitare në Gaza, Costa deklaroi se këto janë shembuj të qartë të shkeljes së parimeve të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare.
“Cili është roli i Evropës në këtë botë të re? Ne ndërtuam një rend të ri botëror të bazuar tek e drejta ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe tregtar. Ky rend botëror i bazuar te rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus solli luftën e madhe sërish në kontinentin evropian. Ky është një sulm ndaj parimeve të sovranitetit dhe komunitetit ndërkombëtar. Situata në Gaza është një tragjedi humanitare, e drejta ndërkombëtare po dhunohet.
Njerëzit po luftohen me forcë të zhdrejtë. Bashkëpunimi tregtar që lidhi njerëzit në mbarë botën me njëri tjetrin dhe kjo varësi që kishim krijuar u kthye në një instrument presioni. Rendi shumëpalësh vijon të sulmohet dhe Evropa e ka detyrë të punojë për këtë çështje duke qenë të bashkuar për të sjellë një paqe të drejtë për Ukrainën. Ne e dimë që siguria e Ukrainës është siguria jonë. Evropa duhet të investojë më shumë të mbrojtja pasi ne kemi mësuar se paqja pa mbrojte është iluzion. Të mbrojmë rendin shumëpalësh duke qenë një shtyllë e fortë e OKB”, ka thënë Costa në Tiranë.
Presidenti i Këshillit Evropian vuri theksin në domosdoshmërinë e investimeve më të mëdha në fushën e mbrojtjes, duke paralajmëruar se “pa paqen e garantuar nga mbrojtja, çdo iluzion për stabilitet është i rremë”.
Ai e cilësoi sigurinë e Ukrainës si thelbësore për vetë sigurinë e Evropës.
“BE është gati të luaj këtë rol të plotë në këtë Evropë të re në këtë botë të re. Be do të jetë një partner i besueshme për integrimin, sigurinë, energjinë, për mbrojtjen për klimën. Duhet përdorur ky motivim për të ardhmen e fëmijëve dhe të punojnë të gjithë së bashku si evropianë”, ka shtuar Costa.