Costa në takim me Kurtin: Kosova të angazhohet në dialog për të ecur drejt BE-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka publikuar pamje nga takimi që presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti. Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Facebook, thuhet se Costa ka theksuar rëndësinë që Kosova […]
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka publikuar pamje nga takimi që presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti.
Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Facebook, thuhet se Costa ka theksuar rëndësinë që Kosova të angazhohet seriozisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, përmes një dialogu konstruktiv, si hap i domosdoshëm për të avancuar drejt integrimit evropian.
“Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim.















