Costa nga Prishtina: Integrimi në BE duhet të jetë prioritet për të gjitha partitë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka riafirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Teksa Kosova po i afrohet zgjedhjeve të fundjavës, përmes një postimi në X, Costa u bëri thirrje liderëve politikë që integrimin në Bashkimin Evropian ta vendosin në krye të prioriteteve, pavarësisht dallimeve politike, njofton Dukagjini.

Presidenti i Këshillit Evropian theksoi se Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe funksionale, të cilat mund të zbatojnë reformat e nevojshme, të përfitojnë nga mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe të përmbushin obligimet që rrjedhin nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Sot ndodhem në Prishtinë për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën. Do të takohem me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me liderët e partive opozitare. Ndërsa Kosova po i afrohet zgjedhjeve të kësaj fundjave, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I inkurajoj liderët politikë që integrimin evropian ta bëjnë prioritet, përtej ndasive politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe për të përmbushur të gjitha zotimet që dalin nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Costa në X.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika