Costa takon Vuçiqin, qëndrimet për Rusinë dhe Kosovën kushtëzojnë rrugën e Serbisë drejt BE-së.
Costa takon Vuçiqin, qëndrimet për rusinë dhe kosovën kusht rrugën e serbisë drejt BE-së Rusia dhe Kosova janë dy tema për të cilat Serbia duhet të qartësojë qëndrimet dhe zgjidhë problemet, në mënyrë që të lëvizë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu ka thënë në Beograd, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Krahas adresimit të […]
Costa takon Vuçiqin, qëndrimet për rusinë dhe kosovën kusht rrugën e serbisë drejt BE-së
Rusia dhe Kosova janë dy tema për të cilat Serbia duhet të qartësojë qëndrimet dhe zgjidhë problemet, në mënyrë që të lëvizë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kështu ka thënë në Beograd, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Krahas adresimit të problemeve të brendshme – me theks luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, lirinë e mediave dhe ligjin për zgjedhjet – Costa i tregoi Vuçiqit publikisht temat vendimtare në rrugën evropiane të Serbisë.
“Rreshtimi i plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe zgjidhja e çështjeve bilaterale, janë po ashtu elemente thelbësore për anëtarësimin tuaj. Dialogu Beograd – Prishtinë është pikë kruciale. Dhe, sigurisht nuk mund të injorojmë që, siç e dini, një element kyç në politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë është dënimi i qartë i pushtimit brutal rus ndaj Ukrainës” – deklaroi Costa
Costa pati një mesazh edhe për vizitën e fundit të Vuçiq në Moskë dhe ambicieve deklarative për anëtarësim në BE: “E di që shumë njerëz, jo vetëm në Serbi, por në tërë rajonin, kanë humbur besimin në këtë proces. Dhe unë kam ardhur sot që të siguroj për angazhimin tim personal dhe përkushtimin e plotë të BE-së në zgjerim. Unë besoj se e ardhmja e Serbisë është në BE, por tani topi është në anën tuaj. Të lutem, nuk mund të humbasin kohë, e ardhmja nuk pret” perfundoi ai.
Vuçiq, i cili javën e kaluar mori pjesë në paradën ushtarake në Moskë përkrah presidentit rus Vladimir Putin, foli për partneritetin me Bashkimin Evropian.
“I kuptoj mirë kundërshtimet e tyre, sepse ne nuk kemi vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, por Serbia ka qenë shumë parimore që nga fillimi i konfliktit. Ashtu siç e mbështesim integritetin tonë territorial, e mbështesim integritetin territorial të vendeve tjera në botë, përfshirë Ukrainën” u përgjigj Vuçiq.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, takoi edhe kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macut dhe krye-parlamentaren Ana Bërnabiq. Pasditen dhe mbrëmjen e së martës, Costa do të qëndrojë në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Malin e Zi dhe Kosovën.















