Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të një turneu që përfshin disa shtete të rajonit.
Vizita e tij do të nisë të hënën në Sarajevë dhe do të përfundojë të enjten në Mal të Zi, ndërsa Kosova do të jetë një nga ndalesat kryesore të agjendës së tij.
Sipas planit të vizitës, Costa do të qëndrojë në Prishtinë më 3 qershor, ku pritet të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrë së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të partive ish-opozitare.
Kjo vizitë vjen pak para samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.