COVID-19 në Kinë: Zyrtarët e BE-së kërkojnë ‘fuqshëm’ testimin për udhëtime

Udhëtimi brenda dhe jashtë Kinës është bërë më i lehtë nga e diela, si pjesë e heqjes së politikës "Zero-Covid" . Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdojnë të rekomandojnë "fuqishëm" në prezencën e testeve për virusin COVID-19 pr, pavarësisht rekomandimit, nuk dihet nëse do të futet një politikë e tillë në mbarë BE-në

Zyrtarët e Bashkimit Evropian po rekomandojnë “fuqishëm” që të gjitha shtetet anëtare të insistojnë në testet negative të COVID-19 nga të ardhurit kinezë përpara se të njëjtit të udhëtojnë.

Udhëtimi brenda dhe jashtë Kinës është bërë më i lehtë nga e diela, si pjesë e heqjes së politikës “zero-Covid” .

Kina aktualisht po sheh një rritje të rasteve me këtë virus, me raporte të mbingarkuara dhe si rrjedhojë, disa vende të BE-së kanë prezantuar tashmë testimin pavarësisht kritikave të mëparshme se ai ishte “i pajustifikuar”.

Rekomandimi i së mërkurës për testet negative erdhi nga Grupi i Integruar i BE-së për reagimin ndaj krizës politike (IPCR), një organ i përbërë nga zyrtarë të 27 qeverive të BE-së.

Gjithashtu, ky rekomandim këshilloi që të gjithë pasagjerët në fluturimet për dhe nga Kina mbajnë maska ​​​​për fytyrën, të prezantohet testimi i rastësishëm i fluturimeve nga Kina, dhe monitorimi i ujërave të zeza të bëhet në aeroporte, përcjell BBC.

Rekomandimi vjen një ditë pasi Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, tha se një numër “dërrmues” i shteteve anëtare favorizuan kufizimet për mbërritjet kineze.

Franca, Spanja dhe Italia kanë prezantuar tashmë testimin por të tjerët, si Gjermania, kishin monitoruar situatën. Anglia, jashtë BE-së, kërkon testim para fluturimit për mbërritjet në Kinë nga e enjtja.

Pavarësisht rekomandimit, nuk dihet nëse do të futet një politikë në mbarë BE-në por, shtetet individuale mund të vendosin politikën e tyre.

Këshilla nga IPCR është një ndryshim në sjelljen e agjencisë së parandalimit të sëmundjeve të trupit, e cila javën e kaluar këshilloi kundër futjes së testeve të detyrueshme COVID-19.

ECDC tha se testimi ishte “i pajustifikuar”, duke pasur parasysh shkallët e larta të vaksinimit në Evropë dhe se variantet që qarkullonin në Kinë ishin tashmë në Bashkimin Evropian.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se nuk kishte prova të varianteve të reja në Kinë, pavarësisht rritjes së rasteve. Megjithatë, ekspertët paralajmëruan se kjo mund të jetë për shkak të mungesës së testimit dhe të dhënave.

OBSH ka thënë gjithashtu se Kina po nënpërfaqësonte ndikimin e vërtetë të COVID-19 në vend, pjesërisht për shkak të asaj që ata thanë se ishte një përkufizim “shumë i ngushtë” i vdekjes nga Covid.

Pekini ka konfirmuar vetëm 22 vdekje që nga dhjetori, gjë që është në kundërshtim me të dhënat nga analistë.

Kompania e të dhënave shkencore në Mbretërinë e Bashkuar “Airfinity” vlerëson se ka më shumë se dy milionë raste COVID-19 në ditë në Kinë dhe rreth 14,700 vdekje.

Qeveria kineze sugjeroi në fillim të kësaj jave se kufizimet e udhëtimit për të ardhurit kinezë janë të motivuara politikisht dhe ka paralajmëruar se mund të hakmerret.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika