Cristiano Cardoso, braziliani i Drenicës

Po stërvit shumë larg nga shtëpia, por në Skenderaj ndihet sikur në shtëpi.

Cristiano Cardozo është portieri brazilian i Drenica Futsal, të cilin krahas punës së madhe, e veçon pozitiviteti që përcjell te skuadra.

“Në Kosovë kam ardhur në vitin 2016. Kur erdha në fillim, nuk dija asgjë për vendin. Por, më pas fillova të shikoja në Google. Njerëzit këtu janë të jashtëzakonshëm. Ajo çka më bëri përshtypje më së shumti është mikpritja e tyre. Më bëjnë të ndihem sikur në shtëpi. Mendoj që një gjë e përbashkët që e ka Kosova dhe Brazili është mikpritja”.

Ish-portieri i Feniks dhe Prishtina 01, e çmon shumë nivelin e futsallit kosovar.

“Niveli i futsallit këtu ështe duke u rritur. Liga thënë të drejtën është shumë e fortë. Ambicia ime me klubin është të jemi sa më lart në tabelë. Kam ardhur këtu për ta fituar titullin. Dhe po, do të ‘luftojmë’ për ta arritur këtë objektiv. I them tifozëve që të vazhdojnë të na përkrahin, sepse përkrahja e tyre na bën më të fortë – në garën për objektivat tona”.

Cardozos i pëlqen shumë ushqimi në Kosovë, ndërsa tha edhe disa fjalë që ka mësuar në gjuhën shqipe.

“Ushqimi këtu është shumë i shijshëm. Më pëlqejnë pulat, por edhe bureki. Bureki është i jashtëzakonshëm, e dua shumë”.

Cardozo nuk është i vetmi lojtar nga Amerika Jugore që luan për Drenica Fustal, pasi së fundmi kuqezinjve i janë bashkuar 3 kolumbianë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika