Cristiano Ronaldo ngatërron Afrikën e Jugut dhe Arabinë Saudite pas lëvizjes në Al Nassr
Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, e ka ngatërruar Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut. Këtë ai e bëri në konferencën e tij të parë për shtyp në Arabinë Saudite, pas transferimit të tij shumë milionë dollarësh te Al Nassr. “Nuk është fundi i karrierës sime për të ardhur në Afrikën e Jugut,” tha ai, me […]
Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, e ka ngatërruar Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut.
Këtë ai e bëri në konferencën e tij të parë për shtyp në Arabinë Saudite, pas transferimit të tij shumë milionë dollarësh te Al Nassr.
“Nuk është fundi i karrierës sime për të ardhur në Afrikën e Jugut,” tha ai, me një zë të sinqertë kundër një sfondi që shpallte me krenari “mirëseardhjen saudite në Arabi”.
Zyrtarët sauditë në konferencën për shtyp të së martës, nuk kërkuan ta korrigjojnë Ronaldon, dhe kjo duket se nuk i shqetësoi tifozët e tij të rinj sauditë, të cilët e pritën atë në mënyrë madhështore.
Paga e tij vjetore e raportuar prej 200 milionë dollarësh (177 milionë funte), besohet se e bën atë futbollistin më të paguar në botë.















