Cristiano Ronaldo pas përjashtimit thotë që e gjitha ishte një keqkuptim dhe se në Evropë është normale

Cristiano Ronaldo vazhdon të këmbëngulë se gjesti që e la të përjashtuar dhe të gjobitur në Ligën Pro Saudite është normal në Evropë

RIYADH, SAUDI ARABIA - FEBRUARY 21: Cristiano Ronaldo of Al Nassr celebrates after the team's victory in the second leg of the AFC Champions Leauge Round of 16 match between Al Nassr and Al Fayha at Al Awwal Park on February 21, 2024 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Yasser Bakhsh/Getty Images)

Cristiano Ronaldo, përsëri tha se gjesti që e la të përjashtuar dhe gjobitur në Ligën Pro Saudite është “shumë normal” në Evropë.

Doli në fund të shkurtit se Ronaldo po përballej me një hetim pasi iu përgjigj thirrjeve të tifozëve të ‘Messit’ duke e shtyrë vazhdimisht dorën para ijeve të tij pas fitores 3-2 të Al Nassr ndaj Al Shabab.

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Manchester United u dënua me një ndeshje dhe u gjobit nga Komiteti Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.

“Ajo që bëra ishte një keqkuptim. Unë gjithmonë do të respektoj kulturat e të gjitha vendeve, siç i kam respektuar edhe sot e kësaj dite, por jo gjithmonë ajo që njerëzit shohin është realitet”.

“Siç thashë dhe do ta them sërish, është e qartë që nuk do ta bëj më në këtë vend, por në Evropë është shumë normale”.`

“Ndonjëherë pasioni dhe emocionet e lojës na bëjnë të bëjmë disa gabime. Sa herë që i bëj nuk e bëj me qëllim. Çdo ditë përpiqem të jem një njeri më i mirë”., ka deklaruar futbollisti Ronaldo.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika