Cristiano Ronaldo thyen rekordin e ri të golave

Sulmuesi portugez ka filluar të lërë gjurmë pas një fillimi të ngadaltë me klubin saudit, Al-Nassr

Cristiano Ronaldo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, nga ndeshja e tij e fundit për klubin Al-Nassr, duket se është rikthyer në formën e tij të suksesshme, pasi ka shënuar katër gola të enjten ndaj klubit Al-Wehda.

Disa ditë pasi ai ka festuar ditëlindjen e tij të 38-të, pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshmoi se mosha është vetëm një numër për të, duke shënuar katër herë në një ndeshje për Al-Nassr.

Më herët gjatë lojës, ai ka shënuar golin e tij të 500-të në ligë dhe golin e 824-të në karrierë, si dhe hat-trick-in e tij të 61-të – të gjitha këto janë rekorde futbolli.

Portugezi shënoi fillimisht në minutën e 21-të, ku mori një pasim në zonë, dhe me një gjuajtje për tokë shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë, portugezi shënoi edhe në minutën e 40-të për 2-0.

Edhe pjesa e dytë nisi shumë mirë për Ronaldon, i cili kompletoi het-trikun me një penallti në minutën e 51-të.

Pas dhjetë minutash, ylli i madh i futbollit shënoi për 4-0, duke mbyllur ndeshjen me fitore, duke e bërë klubin lider në Superligën e Arabisë Saudite me 37 pikë.

Ronaldo ka shënuar 503 gola në ligë për pesë klube në pesë liga të ndryshme të ligës. Ai realizoi 103 gola për Manchester United, 311 gola për Real Madridin, 81 gola për Juventusin, tre për Sportingun e Lisbonës dhe tani ka pesë për Al Nassr.

Koha e Ronaldos në Arabinë Saudite

Sulmuesi po mbikëqyr sezonin e tij të parë jashtë Evropës, pas përfundimit të kontratës me Manchester United në nëntor 2022.

Kontributet e tij ndryshuan barazimin në favor të Al-Nassr dhe renditën vendin e tyre në krye të Ligës Pro Saudite, megjithëse ata janë të barabartë në pikë me Al-Shabab të vendit të dytë.

Ishte ndeshja e tretë e Ronaldos në ligë me blu-verdhe të klubit, me të cilët, ai ka shënuar pesë gola.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika