Çrregullimet e të folurit tek fëmijët: Si duhet të trajtohen?

Emisioni “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini sjell një intervistë me logopedin Drin Shehu, i cili flet për çrregullimin e artikulimit të fjalëve tek fëmijët

Logopedi Drin Shehu dhe Xheneta Asllani, në emisionin
Logopedi Drin Shehu dhe Xheneta Asllani, në emisionin "Jeto" në Radio Dukagjini

Çrregullimi i artikulimit, apo vështirësia e shqiptimit të tingujve tek fëmijët ishte tema e sotme në emisionin “Jeto”.

Emisioni “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini çdo të mërkurë sjell në studio profesionistë të shëndetit mendor për të diskutuar problematika të shumta dhe për të ofruar zgjidhje për to.

Sonte i ftuar ishte logopedi Drin Shehu, i cili foli për çrregullimin e artikulimit të fjalëve tek fëmijët. Ky çrregullim është një prodhim i gabuar i tingujve, rrokjeve a fjalëve që identifikohet pas moshës 4 vjeçare, e trajtimi nis nga mosha 4 e gjysmë deri 5 vjeçare. Shehu thekson se deri në moshën 4 vjeçare nuk mund të indentifikohet nëse fëmiu i thotë të gjithë tingujt çartë.

Mënyra më e lehtë e identifikimit të këtij problemi sipas logopedit është zëvendësimi i tingujve, fëmijët zëvendësojnë tingullin “r” me “l”, “dh” me “v”, “sh” nuk e shqiptojnë fare. Ai shton se prindërit bëjnë gabim duke imituar të folurën e fëmijës së tyre, pasi fëmija modelon nga i rrituri dhe ajo mënyrë e të folurit mbetet tek ai. Arsye tjera për probleme të tilla tek fëmijët mund të jenë çrregullime neurologjike apo çrregullime fizike orale .

Shehu deklaron se fëmija duhet të këshillohet, duhet t’i bëhet e çartë se si duhet thënë fjalët e caktuara, por asnjëherë me sforcime apo gjuhë të dhunshme. Ai shton se megjithëse identifikimi i çrregullimit të artikulimit nuk bëhet deri në moshën 4 vjeçare, fëmija qysh nga mosha 2 vjeçare duhet të krijojë të paktën disa faza të shkurtëra dhe të kuptueshme.

Logopedi thekson se duhet konsultë apo vizitë tek logopedi për të identifikuar problemet që fëmiu mund të ketë. Sipas tij mosha më e mirë për ta dërguar fëmiun tek logopedi është 1 vjeç, në këtë kohë kur edhe fillojnë fjalët e para të tij. Ai shton se megjithëse trajtimi nuk mund të fillojë nga kjo moshë, prindërit mund të marrin këshilla se çfarë duhet të bëjnë për problematikat që mund të zhvillohen.

Reduktimi i teknologjisë sipas Shehut është i padiskutueshëm, prindërit duhet të lozin më shumë me fëmijët e tyre, të kenë stimulim në gjuhën shqipe, por edhe dërgimi në kopsht ndihmon pasi komunikimi atje është i domosdoshëm.

Nga logopedi, nënvizon Shehu, mund të merrni këshilla, teknika dhe metoda se si t’i çaseni fëmiut, dhe kësisoj të parandaloni problemet e mundshme në të ardhmen.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika