Çuçi në Gjermani, diskutohen çështjet e sigurisë

I pari Punëve të Brendshme, Blendi Çuçi po merre pjesë së bashku me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Çuçi ka theksuar se në këtë takim është diskutuar për çështje të sigurisë së brendshme dhe migracionit të paligjshëm

 





Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Blendi Çuçi, është duke marrë pjesë në Gjermani, ku është duke u mbajtur takimin e Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit.

Çuçi ka treguar e atje është së bashku me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së, ku kanë diskutuar për çështje të sigurisë së brendshme dhe migracionit të paligjshëm.

“Riafirmova qëndrimin e Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, për lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes në tregun e punës, kapitalit dhe mallrave. Ne kemi qenë pionerë të bashkëpunimit rajonal prej momenteve të para të Procesit të Berlinit dhe kemi avancuar me nënshkrim të marrëveshjeve në nivel bilateral e trilateral”, ka shkruar Çuçi në Facebook.

Sipas tij, është vlerësuar roli Shqipërisë për përballimin e flukseve migratore nga Lindja e Mesme dhe Afrika me destinacion final BE-në.

“Megjithatë duhet të bashkërendojmë punën në vijimësi për të forcuar luftën kundër kontrabandimit të klandestinëve, si dhe të rrisim më tej bashkëpunimin në përballjen me krimin e organizuar dhe për riintegrimin e personave të kthyer nga zonat në konflikt”, ka shkruar ai.

Ai ka përfunduara duke falënderuar Gjermaninë për të këtë iniciativë të rëndësishme.

 





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika