Çuditin deputetët e LVV-së, thonë se mandati i Komisionit Hetimor për tekste shkollore ka përfunduar

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka pretenduar se hetimit parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore 2023/24 i ka kaluar mandati. Këtë e ka kundërshtuar kryetari i komisionit, Shemsedin Dreshaj i cili ka deklaruar se afati i komisionit, të themeluar në prill, është deri më 16 nëntor. E se LVV po e bën këtë qëllimshëm ka deklaruar edhe nënkryetari i komisionit, Ardian Kastrati

Morën kritika dy ditë më parë pasi vazhduan punimet e komisionit hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore pa praninë e kryetarit e nënkrytearit të komisionit.

Por, kjo nuk është çudia e vetme që bënë anëtarët e këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë të mërkure ata dolën në një konferencë për medaj e thanë se mandati i këtij komisioni ka për funduar.

“Në shkresën e Dreshajt janë tri pasaktësi”, ka deklaruar deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza.

Komisioni u vendos të themelohej më 4 prill të këtij viti.

Bazuar në këtë, këto pretendime të LVV-së, i ka mohuar bindshëm kryetari i Komisionit, Shemsedin Dreshaj.

“Është një e pavërtet e madhe sepse ky komsion ka afat deri më 14 nëntor të vitit 2024. Realisht, ditëne  premte deri në 16:15 kur ka përfundu orari i rregullt i punës në Kuvend kam pritur përgjigje nga deputetët që të konfirmojnë praninë e tyre në Kosovë për të vazhduar punën. Tre deputetë kanë deklaruar se shkojnë në pushime dhe unë nuk kam pasur kuorum që të vazhdojë. Një deputete që ka marrë vetëm dy here pjesë ditën e premte ju ka bashkangjit grupit, Duda alje, dhe atë e kanë bërë për të vazhduar seancën. Vendimi është kundërligjor”, ka deklaruar Dreshaj, deputet i AAK-së.

Gjersa thekson se komisioni zhvilloi punën kundërligjshëm, Dreshaj thotë se nuk habitet me veprimet e shumicës.

I habitur nuk është as Ardian Kastarti, nga radhët e PDK-së që është nënkryetar i këtij komisioni. Vecse ai shtonse se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, po përdhosin Kuvendin.

“Arsyeja pse VV qëllimshëm po e bën këtë rrëmujë është për të bllokuar hetimin e aferës potenciale korruptive me kryeprotagoniste Arberie Nagavcin. Nga 4 milion të planifikuara për tekstet, këta kanë shpenzuar 11 milion. 7 milion më shumë të cilat nuk janë spjeguar qartë në komision, prandaj pas përfundimit të punës së komisionit në shtator, këtu unë besoj fort ka me pas punë Prokuroria Speciale. Kësaj pra, i frigohen këta të VV-së, hetimeve të Prokurorisë Speciale dhe kjo është arsyeja që shkaktojnë këto ditë rrëmuje me komisionin për ta spostuar vëmendjen nga hetimet për afera potenciale korruptive”, ka deklaruar Kastrati, nënkryetar i komisionit.

Deputetët e Kuvendit themluan komisionin hetimor për tekstet shkollore në prill të këtij viti pas kërkesës së opozitës nën dyshimet për keqpërdorim. Kjo kërkesë, nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ishte vlerësuar si e bazuar në të pavërteta.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika