Cufaj për Asociacionin: Kosova duhet ta lejojë, por ka dy probleme, serbët e kontrolluar nga Beogradi dhe Albin Kurti
Ish-ambsadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në një shkrim të tij të publikuar në mediumin prestigjioz gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë se Kosova duhet te themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por, sipas tij, ka dy probleme me Asociacionin, e para sipas Cufajt është se Kosova ka frikë se serbët, të kontrolluar […]
Ish-ambsadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në një shkrim të tij të publikuar në mediumin prestigjioz gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë se Kosova duhet te themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Por, sipas tij, ka dy probleme me Asociacionin, e para sipas Cufajt është se Kosova ka frikë se serbët, të kontrolluar politikisht nga Beogradi dhe problemi i dytë thekson Cufaj është shefi i qeverisës së Kosovës, Albin Kurti.
“Sipas marrëveshjes së vitit 2013, serbët e Kosovës kanë të drejtë të vetëqeverisin – por në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Janë dy probleme me këtë. I pari që Kosova frikësohet se serbët, që kontrollohen politikisht nga Beogradi, mund të kërkojnë ribashkim me Serbinë. Dhe i dyti, sipas meje, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti…përderisa Serbia pa dëshirë po e pranon planin perëndimor, shqiptarët e Kosovës janë bllokuar me Kurtin në krye”, ka shkruar Cufaj.
Cufaj ka kërkuar nga Kurit që të heqë dorë nga premtimet zgjedhore dhe se nuk mund ta ndalojë formimin e Asociacionit.
Gazetari gjerman, Michael Martens, të premten gjatë ditës e paralajmëroi shkrimin e Cufajt si “tekst që nuk do t’u pëlqejë disave në Kosovë”.
Gjithashtu, Martens ka shkoqitur edhe disa pjesë të shkrimi të Cufajt ku i ka publikuar në Twitter dhe duke e cilësuar si një kritikë të jashtëzakonshme.
In any case, such a criticism of a former diplomat against his country is remarkable. If you are interested in the entire text, go here:https://t.co/7pRuhZjsM6
— Michael Martens (@Andric1961) February 10, 2023















