Culaj: Nga Memorandumi i SANU-së te “Bota Serbe” – 40 vjet, e njëjta Serbi
Profesori Gjon Culaj njëherit hulumtues i jashtëm në Institutin Octopus, ka analizuar vazhdimësinë e politikave dhe narrativave nacionaliste serbe gjatë katër dekadave të fundit, duke vlerësuar se nga Memorandumi i SANU-së i vitit 1986 deri te koncepti aktual i “Botës Serbe”, thelbi i qasjes së Beogradit ndaj Kosovës dhe rajonit ka ndryshuar shumë pak. Në […]
Profesori Gjon Culaj njëherit hulumtues i jashtëm në Institutin Octopus, ka analizuar vazhdimësinë e politikave dhe narrativave nacionaliste serbe gjatë katër dekadave të fundit, duke vlerësuar se nga Memorandumi i SANU-së i vitit 1986 deri te koncepti aktual i “Botës Serbe”, thelbi i qasjes së Beogradit ndaj Kosovës dhe rajonit ka ndryshuar shumë pak.
Në analizën e tij të publikuar në Octopus, Culaj thekson se ndonëse në Serbi kanë ndryshuar regjimet, liderët dhe instrumentet politike, Kosova dhe çështja e serbëve jashtë kufijve të Serbisë vazhdojnë të përdoren përmes narrativës së viktimizimit dhe mobilizimit nacionalist.
Sipas tij, pas vitit 1999 Serbia ndryshoi mënyrën e veprimit, duke kaluar nga kontrolli territorial dhe përdorimi i forcës te ndikimi përmes strukturave paralele, financimit, diplomacisë dhe mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës.
Culaj e sheh konceptin e “Botës Serbe” si vazhdimësi të ideve të mëhershme nacionaliste, tashmë të përshtatura me një gjuhë të re politike. Ai paralajmëron se një politikë e tillë mund të thellojë ndarjet etnike dhe të krijojë tensione të reja në Ballkanin Perëndimor.
“Katër dekada më vonë, fatkeqësisht, këto narrativa nuk janë zhdukur”, përfundon Culaj, duke e cilësuar vazhdimësinë e tyre si sfidë për paqen dhe sigurinë rajonale.















