D. Gashi: Maskarada e kryeministrit Kurti ka filluar me targat

Analisti Dardan Gashi, ka thënë se "maskarada" e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka filluar me çështjën e targave

Analisti Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se “maskarada” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka filluar me çështjën e targave.

“Ai “çështja e taragave” është dështim total edhe ka me qenë dështim total. Sepse në realitet krejt maskarada e Albin Kurtit ka filluar me këto targa”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se çështja e targave ka qenë “maskaradë prej fillimit”.

“Ka filluar aty dhe përfundon këtu sepse ka qenë maskaradë prej fillimit, dështimi kryesor dhe këtu na ka sjellur me këto lojëra”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/103 të datës 28 tetor 2022, duke zgjatur afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 1 dhjetor 2023.

Lexo dhe: Qeveria vjen me vendim të ri për targat ilegale serbe

“Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe të shënuar së fundmi për regjistrim të automjeteve me targa RKS”, ka njoftuar Kryeministria.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika