D.Gashi: Kam përshtypjen se njëra nga partitë duket se ka më shumë dëshirë për të gjetur zgjidhje

Analisti Dardan Gashi ka vlerësuar se, pavarësisht diskutimeve të fundit politike, ende nuk ka parë shenja konkrete të “llogaritjeve” apo “servilizmit” nga partitë, por ka përshtypjen se njëra prej tyre po tregon më shumë vullnet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.

Gashi tha se koalicionet e gjera nuk janë diçka e panjohur në politikën e Kosovës dhe mund të jenë të nevojshme nëse nuk gjendet një alternativë tjetër.

“Hala nuk kam parë llogaritje apo servilizje konkrete. Po kam përshtypjen se njëra nga partitë ka më shumë dëshirë për të gjetur zgjidhje. Nuk është hera e parë, nëse nuk ka zgjidhje tjetër duhet me u bo një koalicion më i gjerë”, u shpreh ai ne emisionin “Debat Plus” ne Televizionin Dukagjini.

Sipas tij, është e pasaktë të thuhet se opozita nuk ka opsione politike, duke kujtuar se në të kaluarën partitë opozitare kishin siguruar shumicë parlamentare me mbi 65 deputetë.

Ai vlerësoi se rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nuk mund të konsiderohet plotësisht i kënaqshëm, sidomos pas humbjes së rreth 100 mijë votave.

“Nuk është që ka kaluar mirë VV-ja, sidomos me i humb 100 mijë vota”, deklaroi Gashi.

Duke folur për procesin e formimit të institucioneve, ai tha se nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, arrin ta formojë qeverinë pa e zgjidhur më parë çështjen e presidentit, atëherë kjo do të tregonte se po synon ta vendosë opozitën përballë të njëjtit skenar si në të kaluarën.

“Nëse Kurti me numrat që i ka arrin me bo qeverinë, dhe nëse e bon qeverinë para se me zgjedh çështjen e presidentit, tregon që prapë e ka ndërmend me vnu opozitën me lojën e kaluar. Opozita ose duhet me pranu disfatën e me hy në sallë me ja votu presidentin, ose duhet me gjet zgjidhje tjera”, tha ai.

Gashi shtoi se, sipas tij, nëse Vetëvendosje dhe Kurti do të synonin një zgjidhje afatgjatë politike, atëherë fillimisht do të duhej të sigurohej marrëveshja për zgjedhjen e presidentit dhe më pas të trajtohej çështja e formimit të qeverisë. “Nëse kish dashtë VV dhe Kurti, duhet me gjet zgjidhjen e presidentit e pastaj çështjen e qeverisë”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika