D+ jep detaje për kontratat njëburimore, prijnë komuna e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës dhe KEK-u

Organizata joqeveritare Demokraci Plus ka publikuar raportin rreth përdorimit të kontratave një burimore në prokurimin publik gjatë viteve 2019-2023

Organizata joqeveritare Demokraci Plus e ka publikuar raportin rreth përdorimit të kontratave njëburimore në prokurimin publik gjatë viteve 2019-2023.

Ardit Dragusha nga kjo organizatë tha se situata është emergjente për shkak të numrit të madh të kontratave njëburimore. Sipas tij, kjo situatë është krijuar për shkak të Covid-19, por këto lloj kontratash kanë vazhduar të praktikohen edhe pas kalimit të pandemisë.

Ai ka sqaruar se në vitin 2019 me kontrata njëburimore u shpenzuan 68 milionë euro, në vitin 2020 u shpenzuan 56 milionë euro, ndërsa në 2021, 51 milionë euro. Ndërkohë në vitin 2022 u shpenzuan rreth 78 milionë euro.

Dragusha pohoi se institucionet që lidhën më së shumti kontrata njëburimore gjatë viteve 2019-2023 janë: komuna e Prishtinës, KEK, komuna e Gjakovës dhe omuna e Ferizajt.

Sipas tij, një problem tjetër që ndikon në lidhjen e kontratave njëburimore është kapacitetet joadekuate të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

“Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë lidhur një numër i madh i këtyre kontratave njëburimore, ku si faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në rritjen e përdorimit të kësaj procedurë ishte edhe situata emergjente e krijuar me pandeminë e Covid-19. Megjithatë, institucionet publike vazhduan të lidhin kontratat njëburimore edhe pas tejkalimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19”, ka thënë ai, raporton EO.

“Institucionet që lidhën më së shumti kontrata njëburimore gjatë viteve 2019-2023 janë: komuna e Prishtinës, KEK, komuna e Gjakovës dhe komuna e Ferizajt. Ndërsa, për nga shuma e shpenzuar për kontrata nj burimore prijnë; KEK, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komuna e Prishtinës”, ka vijuar ai.

Egzona Kozhani  nga kjo organizatë, tha se ndalim i kësaj procedure është definuar në nenin 35 të Ligjit për Prokurim Publik.

Sipas saj, në rastet kur përdoret kjo procedurë, institucionet nuk publikojnë njoftimin për kontratë dhe ftojnë operatorët ekonomikë që të ofertojnë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika