Prodhuesi rumun i veturave Dacia që është pjesë e grupit francez Renault, ka njoftuar se ka shënuar rritje të shitjes deri në 5.9 për qind në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nëse krahasohet me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

Kjo ndodhi pavarësisht problemeve me pandeminë COVID-19 dhe krizën globale të komponentëve elektronike të veturave.

Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se këto rezultate, e bëjnë Dacian “brendin e vetëm evropian në mesin e 20 brendeve të mëdha që kanë regjistruar rritje të shitjes”.

Brenda fushës së mbulimit dhe shpërndarjes, Dacia rriti pjesën e saj të tregut me 0.8 pikë apo 3.9 për qind.

Rezultatet e mira janë pas suksesit të shitjes së modeleve Sandero (112 mijë njësi, +1.8 vs H1 2021) dhe Duster (99 mijë njësi, +5.5 për qind vs H1 2021) dhe dy modelet e reja Spring (20 mijë njësi) dhe Jogger (21.700 njësi).

Në Evropë, brendi i veturës rumune është pozicionuar në vendin e tretë si brend në fushën e auto-industrisë.