Daçiq: Asociacioni është hapi i parë, i cili është kusht për zbatimin e gjithçka tjetër që po diskutohet

Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit të tij se “nuk do ta njohin kurrë Kosovën”.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare edhe pse sipas marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, Beogradi zotohet se nuk do ta pengojë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në asnjë organizatë ndërkombëtare.

“Sipas udhëzimeve të presidentit Vuçiq, e kam thënë qartë qëndrimin e Serbisë – nuk do ta njohim kurrë Kosovën, nuk do të votojmë për pranimin e Kosovës në OKB, dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është hapi i parë, i cili është kusht për zbatimin e gjithçka tjetër që po diskutohet”, është shprehur ai.

Teksa ka folur për themelimin e Asociacionit, Daçiq ka potencuar se “është e sigurt se tani do të tentojnë ta minimizojnë plotësisht historinë e Asociacionit sa i përket autoritetit”.

“Është edhe qesharake edhe tragjike. Kur kësaj i shtohen edhe lëvizjet e njëanshme që bëjnë vazhdimisht. E gjithë kjo është jashtë marrëveshjes”, shtoi ai.

“Ne nuk kemi frikë as nga Kurti, as nga Gërvalla, duhet të ketë frikë nga ata ndërkombëtarët”, qa thënë kryediplomatii serb.

Ndryshe, në takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që do mbahet më 2 maj në Bruksel, do të jetë pjesë e agjendës edhe draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika