Daçiq pas marrëveshjes në Ohër: Asociacioni është arritja më e madhe e Serbisë pas vitit 1999

Kryediplomati serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur t’i mbroj interesat e kombëtare të Serbisë në raport me kryeministrin Albin Kurti, gjatë bisedimeve në Ohër

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka folur për takimin e Ohrit ku ka thënë se Serbia ka bërë arritjen më të madhe pas vitit 1999, duke marrë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Nuk kemi bërë asgjë në dëmin tonë, kemi marrë Bashkimin e Komunave Serbe, pra bëhet pasuri ligjore e BE-së”, ka thënë Daçiq duke shtuar se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte arritja më e madhe e arritur pas vitit 1999”.

Më tej kryediplomati serbe ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur t’i mbroj interesat e kombëtare të Serbisë në raport me kryeministrin Albin Kurti, gjatë bisedimeve në Ohër.

“Kishte rrezik që Serbia të akuzohej për kolapsin e dialogut. Tashmë që është hedhur vija, nuk ka asnjë arsye të vetme për të mos thënë se kemi arritur të mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore me politikën e urtë dhe burrështetare të Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Daçiqi për TV pink.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika