Daçiq s’distancohet nga sulmi terrorist në veri, mohon se Radojçiq ishte prezent

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se videoja e sotme e publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, duke drejtuar grupin e sulmuesve në Banjskë, nuk ishte realizuar të dielën

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka mohuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka marrë pjesë në sulmin terrorist të së dielës në Banjskë.

Sipas tij videoja që e ka postuar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, nuk është realizuar të dielën.

Në vend se të distancohet nga krimi, ai i quajti gënjeshtra pamjet e publikuara nga shteti i Kosovës.

“Tash ata që janë kundër terrorit të Kurtit dhe që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, po i quajnë terroristë. Në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë 300 deri 400 policë serbë, janë vrarë nga të ashtuquajturit luftëtarë të lirisë dhe tash serbët qenkan terroristë”, ka thënë Daçiq.

Daçiq vazhdoi viktimizimin duke thënë se i pengon që grupi që e sulmoi Policinë e Kosovës, të quhet terrorist.

Në atë sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i cili në atë moment ishte në krye të detyrës, derisa po ashtu u plagosën edhe tre policë të tjerë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika