Daçiq shprehet i pakënaqur me tërheqjen e Policisë së Kosovës, e quan “tallje” nga ana e Kurtit

Dy ditë më parë, në komunat në veri të Republikës së Kosovës janë tërhequr edhe  25 përqind të Policisë së Kosovës. Një veprim i tillë është cilësuar "tallje" nga ana e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me tërheqjen e pjestarëve të Policisë së Kosovës nga komunat në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Tanjug, Daçiq ka deklaruar se një veprim i tillë i duket si “tallje” nga ana e kreut të ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.

“Albin Kurti nuk ka të drejtë, është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, e dërgoi policinë në veri pa lejen e KFOR-it dhe pëlqimin e komunave serbe, nuk kishte të drejtë dhe tani duhet të jemi të kënaqur që do t’i tërheqë 25 për qind? Edhe bashkësia ndërkombëtare është e lumtur që depërshkallëzimi ka filluar. Mos u tallni me ne”, tha ai për Tanjug.

Dy ditë më parë, në komunat në veri të Republikës së Kosovës janë tërhequr edhe  25 përqind të Policisë së Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.

Kjo ishte paralajmëruar të enjten pas një takimi në mes të policisë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Përmes një komunikate për media, policia kishte thënë se nga ky takim i mbajtur është vlerësuar se situata në veri është e mirë.

Përmes një komunikate për media, policia kishte thënë se nga ky takim i mbajtur është vlerësuar se situata në veri është e mirë.

Policia e ka marrë një hap të tillë edhe në korrik, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në atë pjesë të vendit.

Situata në veri është tensionuar në fund të majit, pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika