Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë gjatë ditës së diel se një nga prioritetet në vitin e ri 2023 do të jetë vazhdimi i politikës lidhur me tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai tha se presin që në javët e para të këtij viti, një vend do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës.

“Ne presim që në javët e para të këtij viti të ketë një vend të dhjetë që do të tërheqë njohjen, të cilën nuk e kemi shpallur”, tha Daçiq.

Daçiq tha se janë shpallur 18 vende që kanë tërhequr njohjen, deri më tani janë nëntë, emrat e të cilave nuk janë publikuar.

“Sigurisht që nuk do ta zgjidhë problemin, por krijon njëfarë pavarësie politike, që të mos jemi të varur nga fuqitë e mëdha”, tha ai, shkruan “Danas”

Ai theksoi se Serbia e ka problem në Evropë, sepse aty e kanë njohur Kosovën numri më i madh i shteteve.