“Ballkani sot humbi për shkak të mungësës së fatit. Jo pse po du me ja humbë meritën Llapit, sepse ka luftu dhe vjen prej një momenti shumë të keq”, kështu deklaroi ish-futbollisti i njohur Taulant Dajaku.
Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ai po ashtu shtoi se “Ballkani kishte disa mungesa të rëndësishme, por në formën si luan Ballkani duhet të rregullohet atë problemin e lehtësisë që pranon gola duhet me e rregullu. Ballkani e bën diferencën në futbollin e Kosovës, së bashku me Dritën”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00.
Përveç lajmeve nga sporti vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi edhe nga sporti ndërkombëtar.