Dajaku: Disa skuadra mund të mos jenë pjesë e Superligës në sezonin e ri
Ish-futbollisti dhe ish-drejtori sportive i Drenicës, Taulant Dajaku ka deklaruar se në sezonin e ri – mund të ketë një situatë ku disa skuadra nuk mund të garojnë në Superligë. “Vera do të jetë e nxehtë, ka gjëra shumë të paqarta që mund ta tjetërsojnë situatën, nuk po du me u lëshu dhe me tingëllu […]
Ish-futbollisti dhe ish-drejtori sportive i Drenicës, Taulant Dajaku ka deklaruar se në sezonin e ri – mund të ketë një situatë ku disa skuadra nuk mund të garojnë në Superligë.
“Vera do të jetë e nxehtë, ka gjëra shumë të paqarta që mund ta tjetërsojnë situatën, nuk po du me u lëshu dhe me tingëllu si spekulim. Në rast se mund të kemi ndonjë vendim të CAS-it për ndonjë situatë që për hir të vërtetës është e paqartë për disa ekipe të Superligës”, tha ai fillimisht.
Dajaku ishte edhe më konkret në deklaratën e tij në vazhdim
“Atëherë mund të jemi në ndonjë situatë ku duhet me e kqyr se kush mund t’i zëvendësojë ato skuadra që mund të mos marrin të drejtën për të garuar në Superligë. Nuk po flas vetëm për rastin e Feronikelit, por edhe për rastin e hetimeve në Francë”, shtoi Dajaku.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë me fillim nga ora 22:00.
Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.















