Dajaku: Tifozët në Serbi janë dorë e zgjatur e krimit dhe Vuçiqit
Ish-futbollisti nga Kosova, Taulant Dajaku, ka folur në lidhje me thirrjet dhe pankartet raciste nga tifozët e futbollit në Serbi kundër Kosovës. Ai tha se tashmë është e ditur se ato tifo-grupe, sidomos të Partizanin dhe Yllit të Kuq, janë dorë e zgjatur e krimit në Serbi dhe presidentit Aleksandër Vuçiq. “Realisht gjithë komuniteti sportive, […]
Ish-futbollisti nga Kosova, Taulant Dajaku, ka folur në lidhje me thirrjet dhe pankartet raciste nga tifozët e futbollit në Serbi kundër Kosovës.
Ai tha se tashmë është e ditur se ato tifo-grupe, sidomos të Partizanin dhe Yllit të Kuq, janë dorë e zgjatur e krimit në Serbi dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.
“Realisht gjithë komuniteti sportive, që tifozët e partizanit dhe yllit të kuq, janë më shumë se tifoz, janë dorë e zgjatur e parapolitikës dhe krimit. Protestat që ndodhën në Beograd, është për ndërlidhjen e Vuciq me këto grupe kriminale dhe shpeshherë mesazhet që ata përçojnë janë mesazhet reale që Vuciq dëshiron ti shpërfaq. S’është vetëm koreografi e thjeshtë është sulm i pastër, dhe shfaqje e qëllimeve që politika e mafia serbe pretendojnë të bëjnë në vazhdim”, tha ai.
Dajaku u shpreh se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), nuk duhet të mjaftohet vetëm me një deklaratë por të bëjë më shumë.
“I takon FFK-së të mos mjaftohet vetëm me një deklaratë, sepse edhe atëherë kur Serbia mbante gara në Kosovë, FFK mjaftohej vetëm një deklaratë. Ka argumente të mjaftueshme”, tha ai.















