“Dajtë e fortë” dhe “futbollistë me tapi” – debat interesat në “Duelin Sportiv”

Ish-drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku ka bërë një deklaratë interesante në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Ai tha se “është e qartë ta thuash, pesë skuadra në Superligën e Kosovës i kanë dajtë e fortë, pesë skuadra nuk kanë, kjo është botërisht e ditur”.

Teksa, interesante ishte edhe deklarata e Liridon Lecit, lidhur me gjendjën e krijuar te KF Drenica.

“Janë disa futbollistë që e kanë me tapi. Në futboll është një thënie ‘të gjithë janë të nevojshëm, por jo të domosdoshëm. Kjo sikur e penalizon Drenicën me pas tjera ambicie. Nganjëherë është e mirë dhe ata të hapin rrugë, sepse unë e shoh nga jashtë që nuk është ndonjë atmosferë e mire brenda klubit”, tha ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00.

Përveç lajmeve nga sporti vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi edhe nga sporti ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika