Daka: Nëse formohet Qeveria e para, zgjedhja e presidentit do të kushtëzohet

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka ka vlerësuar se, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet duhet të jetë zgjedhja e presidentit të Kosovës, para formimit të qeverisë së re.

Në emisionin FIVE, Daka tha se vendi ndodhet në një situatë ku institucionet kryesore drejtohen nga ushtrues detyre, prandaj sipas saj është e rëndësishme që fillimisht të zgjidhet presidenti me mandat të plotë kushtetues.

Ajo theksoi se zgjedhja e presidentit në këtë fazë do t’i siguronte Kosovës një institucion funksional edhe në rast se vendi do të shkonte sërish në zgjedhje.

“E konsideroj që duhet të zgjidhet presidenti më përpara. Sidomos në situatën që jemi tani, meqenëse nuk kemi asnjë institucion me mandat legjitim, por ushtrues detyre”, deklaroi Daka.

Sipas saj, nëse fillimisht formohet qeveria, atëherë procesi i zgjedhjes së presidentit mund të zvarritet dhe të shoqërohet me kushtëzime politike.

“Në rast se zgjedhim qeverinë, me këtë konstelacion politik dhe këta numra që i kemi, me siguri do të kemi zvarritje për zgjedhjen e presidentit, por edhe kushtëzime nga ana e partisë e cila është në pushtet dhe ka numra që ta konsistojë qeverinë. Dhe do të kemi me siguri vënie te kushteve dhe zgjedhje të tjera”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika