Daka: Votimi nga diaspora është proces i komplikuar, kërkon kohë dhe siguri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur procesi i votimit jashtë Kosovës për shtetasit e regjistruar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, proces që do të zgjasë nga 21 maji deri më 6 qershor 2026.

Sipas KQZ-së, rreth 105 mijë shtetas janë regjistruar për të votuar nga diaspora përmes postës, ndërsa një pjesë e tyre që fillimisht kishin zgjedhur votimin në përfaqësi diplomatike janë kaluar automatikisht në votim postar, për shkak të pamjaftueshmërisë së numrit të votuesve në këto përfaqësi.

Lidhur me këtë proces ka folur ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në FIVE të TV Dukagjinit, ku ka theksuar kompleksitetin dhe sfidat e votimit nga diaspora.

Ajo shtoi se çështja e sigurisë së votave mbetet ende për t’u parë gjatë procesit.

“Disa herë e kam theksuar që votimi nga diaspora është një proces i komplikuar, i kushtueshëm dhe bukur vështirë i menaxhueshëm. Është një proces që kërkon kohë, vëmendje, para dhe shumë punë. Tash sa është i sigurt është çështje, të shohim gjatë ditëve sepse tash fillon votimi. Ndërkaq, sa i përket votave që vijnë nga ambasadat, ku votohet, atëherë na mbetet të shohim kur fillojmë dërgesat nga atje, të shohim si shkon procedura. Meqenëse se herën e kaluar ka pas disa probleme edhe disa pakënaqësi lidhur me bartjen e votave nga diaspora”, ka thënë Daka.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika