Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar (MRL) në produktin mandarinë me origjinë nga Shqipëria dhe ngarkesa të tjera.

Sipas AUV-së, rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat në fjalë përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum.

Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria.

Analizat laboratorike, të kryera sipas rregullores së Bashkimit Evropian Nr. 396/2005 dhe amendamenteve përkatëse, treguan se vlerat e mbetjeve të pesticideve janë brenda limiteve të lejuara. Testimet u realizuan me metodën konfirmative EN 15662:2018.

AUV thekson se, pavarësisht se nuk ka pasur notifikime nga sistemi RASFF për produktet në fjalë, ka vepruar me përgjegjësi për të garantuar sigurinë ushqimore.

Pas rezultateve pozitive të analizave, ngarkesat janë liruar për qarkullim në treg dhe konsum.

Agjencia do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe masa shtesë inspektuese për të siguruar që çdo produkt i destinuar për tregun e Kosovës të përmbushë kriteret ligjore të sigurisë ushqimore.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika