Dalin në shitje biletat e para për Sunny Hill Festival

Këtë vit, Sunny Hill Festival po vjen me edicionin më të madh të tij ndonjëherë. Sot, fillon shitja online e biletave për Believers, grupin më besnik të pjesëmarrësve në festival

Këtë vit, Sunny Hill Festival po vjen me edicionin më të madh të tij ndonjëherë. Sot, fillon shitja online e biletave për Believers, grupin më besnik të pjesëmarrësve në festival.

Prishtinë, 1 mars 2024 –  Edicioni më i madh i Sunny Hill Festival këtë verë vjen në Prishtinë, dhe mbahet prej 25 deri më 28 korrik 2024.

Prej sot janë në shitje grupi i parë i biletave Believers me çmimin më të mirë, ndërsa ky do të jetë edicioni më i jashtëzakonshëm dhe spektakular i Sunny Hill Festival që është mbajtur ndonjëherë.

Biletat shiten në faqen zyrtare të Sunny Hill Festival.  

“Prishtina do të jetë kryeqyteti dhe destinacioni më interesant i rajonit këtë verë, për shkak të festivalit Sunny Hill i cili vjen me një edicion të mahnitshëm. Ne jemi tej mase të lumtur për atë çfarë po vjen këtë vit”.

Sunny Hill Festival tani po rikthehet në lokacionin e vet të përhershëm – parkun e festivalit në Bërnicë të Poshtme, ndërsa hapësira e re do të mundësojë masovizimin e festivalit, rritjen e numrit të pjesëmarrësve nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe rritjen e mëtejshme të ndikimit ekonomik e promovimin e turizmit kulturor në Kosovë.

“Këtë vit, ne jemi gati për të mirëpritur gjithë energjinë dhe emocionet e jashtëzakonshme që kanë munguar vitin e kaluar, për shkak të punimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për festivalin. Hapësira e re tani mund të akomodojë shumëfish më shumë njerëz, të cilët presim që të vijnë nga vende të ndryshme të botës”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Numri i biletave të kategorisë Believers do të jetë i kufizuar dhe pritet të jetë SOLD OUT shumë shpejtë.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun:

Alban Kastrati | Sunny Hill Festival | [email protected]

Alberina Haxhijaj | Sunny Hill Festival | [email protected]

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika