Dalin rezultatet nga zgjedhjet e brendshme të PD-së

Partia Demokratike ka vazhduar me zgjedhjet e brendshme në Tiranë, ku ka zgjedhur disa kryetarë të degëve, ndërsa procesi i zgjedhjeve të brendshme të PD-së pritet të përfundoj deri më 20 prill, ku pastaj është planifikuar mbajtja e Kuvendit Kombëtarë të kësaj partie

Nga zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike (PD) të 16 prillit, në Tiranë, u bë i ditur rezultati i këtij procesi demokratik i cili ishte nën organizimin e Këshillit për Rithemelimin e PD-së.

Në degën e PD-së në Skrapar, fitues për kryetar të kësaj degë është shpallur Hajredin Lahe Bakiasi. Kjo u bë e ditur nga Komisioni për Organizimin dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale për PD-në, ku ka marrë 69 për qind të votave.

Ndërkaq në degët e Kuçovës, fitues ka arritur të dalë, Myslim Isuf Haxhiu, me 57 për qind të votave.

ilustrimi

Në degën e 16-të të Tiranës ka dalë fitues, Eduard Gani Rexha, i cili u zgjodh kryetar pasi kishte arritur të merrte 69.7 për qind të votave.

Në Paskuqan fitues doli Anton Lek Pjetërnikaj me 86 për qind të votave.

Ndërsa, Andi Gani Beliu u shpall kryetar i degës së 10-të të Tiranës, pasi arriti të siguronte 86 për qind të votave.

Komisioni i Rithemelimit më herët i kishte emëruar, Agron Lokën në Fushë Krujë, Leonard Rakipajn në Selenicë, Rrapi Gjikën në Fier, Resmi Shanaj në Mallakastër dhe Emels Xhaxhaj në Roskovec.

Zgjedhjet për kryetar të degëve janë planifikuar të përfundojnë më 20 prill. Dhjetë ditë pas këtij procesi do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nga Komisioni për Rithemelim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika