Dalja në zgjedhjet e Maqedonisë deri ora 15:00 është rreth 35 për qind

Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 15:00 një pjesëmarrje prej 35.89 për qind, nga 2,110 vendvotime, 392,066 votues të regjistruar shprehën votën e tyre. Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në Novaci, me 57.69%, ndërsa ajo më e ulët në Qendër Zhupa, me vetëm 13.11%

Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 2 mijë e 110 vendvotime.

Nga gjithsej 1.092.341 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 392.066 ose 35.89 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69% dhe më e ulëta në Qendër Zhupa, 13,11%.

Siç ka raportuar Alsat, deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha qendrat e votimit.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski më herë ka njoftuar se për dallim nga zgjedhjet e kaluara presidenciale të vitit 2019, këtë herë dalja është më e madhe për gjashtë për qind.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika