Dalja në zgjedhjet e Maqedonisë deri ora 17:00 është rreth 44 për qind

Deri në orën 17:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 2 mijë e 110 vendvotime.

Nga gjithsej të regjistruarit 899.977 votues në këto vendvotime kanë votuar 397 612 votues, gjegjësisht 44,18 për qind, informoi në konferencën për shtyp kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Jehonë më të madhe prej 67,19 për qind ka në Novaci, ndërsa më të vogël në Pllasnicë 15.5 për qind.

“Votimi deri më sot zhvillohet qetë në të gjitha vendvotimet”, tha Dashtevski.

Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, deri në ora 18 në këto zgjedhje ka jehonë më të madhe për rreth nëntë për qind.

Në KSHZ deri më tani për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit janë paraqitur 308 ankesa, nga të cilat 75 janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar ushtrimi i të drejtës së votës, 25 janë refuzuar si të parregullta, 38 janë refuzuar, ndërsa pjesa tjetër janë duke u përpunuar./TVKlan.mk

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika