“Dallaveret me fletëvotime në Zagreb” – Çitaku: Pa një zor të madh VV-ja nuk e mbron Martin Berishajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas dyshimeve se ai ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar ato në ambasadën e Kosovës atje. Për këtë ka reaguar Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ajo […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas dyshimeve se ai ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar ato në ambasadën e Kosovës atje.
Për këtë ka reaguar Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ajo ka shprehur shqetësimin për veprimet e ambasadorit dhe ka theksuar se nuk është e qartë se çfarë duhet të ndodhë për të shkarkuar Berishajn nga pozita e tij.
“Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit?
Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë. E në anën tjetër, nga TV Istogu, Kryeministri i përkohshëm i Kosovës së përhershme paska thënë që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë. Ky njeri ose jeton në një univers paralel, ose shtrembëron faktet qëllimshëm. S’po e di cila është më keq.
Po një e di, Kosova mundet #MaMirë. Kosova meriton #MaMirë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.















