Dallimet mes afektit emocional dhe çrregullimeve mendore

Në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, si çdo të mërkurë edhe këtë të mërkurë u diskutua për problemet e shëndetit mendor

Rasti i fundit që ndodhi në Pejë, ku djali vrau nënën e tij, shokoi gjithë vendin dhe më gjerë. E psikologu Arton Ademi diskutoi se çfarë mund të ndikojë tek një individ që të vijë deri në këtë pikë.

Ademi theksoi se vitet e fundit kemi shpeshtime të rasteve të dhunës në familje, e disa prej tyre përfundojnë me fatalitet. Sipas tij ka shumë arsye dhe elemente që një individ të vije në këtë pikë. Psikologu deklaron se një individ i tillë me një krim të tillë, nuk është në një gjendje normale.

Për të ditur saktë se çfarë ka ndikuar deri tek ardhja në një pikë, Ademi deklaron se duket të dihet se si personi është rritur dhe zhvilluar, çfarë ka ndikuar brenda familjes, shkolla, jeta, problematikat e ndryshme që mund të ketë një individ, pasi sipas tij kur vjen deri tek një akt i tillë i rëndë për të vrarë një anëtar të familjes, e lerë më nënën, ai nuk është vetvetja, por në një gjendje të afektit emocional ku nuk mund të vlerësojë drejtë se çfarë është duke ndodhur në ato rrethana.

Sipas Ademit, kur një person logjikon, arsyeton, mendon e analizon, zgjidh të gjitha problematikat e mundshme, e në ngjarjen e fundit afekti emocional duhet të ketë qënë shumë i madh, pasi kjo ngjarje ka qenë aq e rëndë, saqë ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në gjendjen emocionale të secilit individ.

Psikologu bëri dallimin mes afektit emocional dhe çrregullimeve mendore, duke theksuar se afekti emocional është gjëndje momentale që një individ mund ta ketë, teksa çrregullimet mendore nuk janë momentale. Tek afekti emocional emocionet e pashprehura akumulohen, dhe personi mund të shpërthejë papritmas, teksa çrregullimet nuk ndodhin papritmas, por kur personat ballafaqohen me gjëndje të rëndë presioni, stresi, ankthi apo me ndonjë ngjarje të rëndë traumatike.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika