DAM Festival – edicioni i 17 bëri bashkë muzikantë e adhurues të muzikës

Zana Abazi, koordinatore e festivalit, në emisionin “Shpirti i vikendit” me Drilona Shala në Radio Dukagjini, tregoi se të shtunën me fillim ne ora 19:30 ne hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës do të mbahet recitali që do sjellë interpretimin e Gëzim Latifit në violinë dhe Elena Atanasovska në piano

Edicioni i 17 i festivalit ndërkombëtarë të muzikës, DAM Festival që nisi në 24 qershor po vazhdon agjendën e planifikuar edhe përgjatë fundjavës.

Zana Abazi, koordinatore e festivalit, në emisionin “Shpirti i vikendit” me Drilona Shala në Radio Dukagjini, tregoi se të shtunën me fillim ne ora 19:30 ne hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës do të mbahet recitali që do sjellë interpretimin e Gëzim Latifit në violinë dhe Elena Atanasovska në piano.

Kjo njëherit është mbrëmja e parafundit e këtij edicioni të 17 të festivalit i cili nesër përmbyllë këtë edicion që bëri bashkë emra të shumë të muzikës klasike dhe bashkëkohore.

Duke nisur nga 24 qershori e çdo mbrëmje tjetër, lokacione të ndryshme në kryeqytet ishin nikoqire të festivalit dhe interpremtimeve të shumta nga artistë vendorë si Nina Shala, Drilon Çoçaj, Besa Llugiqi, Visar Kuçi etj, por edhe ndërkombëtar nga Wiener Kammersymphonie, Abigeila Voshtina etj.

Zana Abazi, koordinatore e festivalit tha se për këtë projekt u punua me shumë përkushtim ndaj edhe gjeti mikëpritjen e publikut.

Nata finale më tre korrik përmbyllet me interpretimin e Siparantum Choir në kishën katoline “Shën Ndau”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika