Dameva: Dorëheqja është një akt personal dhe paraqitet vetëm nëse ka arsye të justifikuara për të

Ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor në Maqedoni të Veriut, Vesna Dameva dje e ka pranuar interpelancën, por për të vendosur qëndrim thotë se duhet ta analizojë përmbajtjen.

“Interpelancën që është dorëzuar në Kuvend e kam marrë dje vonë dhe jam në fazën e analizimit të arsyeve dhe në përgjithësi përmbajtjes së saj. Në momentin që do të formuloj qëndrimin tim, sigurisht që do t’i komunikohet për opinionin”, tha Dameva.

Për pritjet e kryeministrit Mickoski që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të jenë të virtytshëm dhe të japin dorëheqje vetë nëse Kuvendi voton për interpelancë, Dameva sot tha: “Dorëheqja është akt personal dhe paraqitet vetëm nëse ka arsye të arsyeshme për të”./Telegrafi

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika