Dani Alves dënohet me mbi katër vjet burgim për sulm seksual ndaj një gruaje

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim pasi u shpall fajtor për sulm seksual

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe ai brazilian, Dani Alves, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim pasi u shpall fajtor për sulm seksual.

Gjykata e lartë e Katalonjës e shpalli atë fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate luksoz në Barcelonë, herët në prag të Vitit të Ri në dhjetor 2022.

Siç raporton News.Sky, viktima tha se Alves e përdhunoi atë në një banjë. Ai gjithashtu është urdhëruar t’i paguajë viktimës 150 mijë euro nga gjykata.

Ish-mbrojtësi i djathtë 40-vjeçar u arrestua në janar të vitit 2023. Ai është ndaluar që atëherë dhe kërkesa për lirim me kusht është refuzuar pasi gjykata e konsideroi atë si rrezik ikje.

Brazili nuk i ekstradon qytetarët e tij kur ata dënohen në vende të tjera.

Ai mohoi çdo keqbërje gjatë gjyqit. Vendimi i gjykatës mund të apelohet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika