Danilov: Kemi dëshmi të “gjurmëve ruse” në sulmin në Poloni
Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka thënë se Ukraina është e gatshme t’u japë aleatëve të saj prova të “gjurmëve ruse” në lidhje me incidentin e së martës në Poloni. Po ashtu, Danilov ka thënë se Ukraina dëshiron një “studim të përbashkët” me partnerët e saj në lidhje me […]





Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka thënë se Ukraina është e gatshme t’u japë aleatëve të saj prova të “gjurmëve ruse” në lidhje me incidentin e së martës në Poloni.
Po ashtu, Danilov ka thënë se Ukraina dëshiron një “studim të përbashkët” me partnerët e saj në lidhje me incidentin e së martës, shkruan The Guardian.
Ai ka theksuar se Kievi pret që aleatët e tij të japin informacionin që jepte bazën për përfundimet e tyre se incidenti mund të ishte shkaktuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe se “Ukraina dëshiron qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit”.
Виступаємо за спільне вивчення інциденту з падінням ракети в Польщі. Готові передати наявні у нас докази російського сліду. Очікуємо від партнерів інформацію, на підставі якої був зроблений висновок про те, що йдеться про ракету української ППО.
— Oleksiy Danilov (@OleksiyDanilov) November 16, 2022
Ndryshe, të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit urgjent me vendet anëtare të NATO-s në lidhje me shpërthimin në Poloni ka thënë se nuk ka indikacione se ishte një sulm i qëllimshëm, gjersa ka shtuar se me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Ai tha se po vazhdojnë hetimet për këtë shpërthim dhe se duhet të priten rezultatet e tyre dhe se mbrojtja e NATO-s kundër sulmeve ajrore do të vazhdojë të forcohet si rezultat i këtij incidenti.
Stoltenberg thotë se mbrojtja ajrore ukrainase është shkaku “i mundshëm” i shpërthimit në Poloni




















