Danimarka ashpërson rregullat për përdorimin e AI-së në shkolla, synon të parandalojë kopjimin

Nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë do të rikthehen në bankat shkollore javën e ardhshme me rregulla më të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI), në përpjekje për të parandaluar kopjimin dhe mashtrimin gjatë detyrave dhe provimeve.

Ministri danez i Arsimit, Magnus Heunicke, ka prezantuar një paketë masash që synojnë të kufizojnë përdorimin e AI-së për qëllime të pandershme akademike, pas shqetësimeve për rritjen e rasteve të kopjimit të asistuar nga teknologjia.

Një nga ndryshimet kryesore parashikon që detyrat dhe testet me shkrim të realizuara në shtëpi të shoqërohen me mbrojtje ose provim me gojë. Në këtë mënyrë, mësuesit do të kenë mundësi të verifikojnë nëse nxënësi e zotëron përmbajtjen e punimit të dorëzuar.

Kjo masë do të zbatohet edhe për provimin SSO, një prej provimeve të rëndësishme me shkrim, të cilit çdo vit i nënshtrohen rreth 9 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta.

Shkollat do të duhet gjithashtu të përdorin sisteme për monitorimin e ekraneve të nxënësve gjatë provimeve, si dhe mekanizma të filtrimit të përmbajtjeve online, përfshirë firewall-e, gjatë mësimit dhe testimeve.

Një tjetër masë u kërkon institucioneve arsimore që më shumë detyra të zhvillohen në ambiente të kontrolluara brenda shkollës. Kjo pritet t’u mundësojë mësuesve të ndjekin nga afër procesin e punës dhe të vlerësojnë më saktë njohuritë dhe aftësitë individuale të nxënësve.

Autoritetet daneze thonë se masat janë përgjigje ndaj sfidave që përdorimi gjithnjë e më i gjerë i inteligjencës artificiale po krijon në sistemin arsimor. Synimi është që nxënësit të vazhdojnë të përfitojnë nga teknologjitë e reja, pa cenuar integritetin e procesit të vlerësimit dhe standardet akademike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika