Dardan Molliqaj i bashkëngjitet protestës së veteranëve të luftës

Pjesë e protestës së veteranëve të luftës është bërë edhe Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i është bashkëngjitur protestës së veteranëve të luftës para Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse është bërë thirrje për protestë të qetë, situata veçse ka eskaluar, për shkak se protestuesit tashmë kanë hyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë shtyrë policët dhe kanë kaluar rrethojat për të hyrë brenda.

Jashari: S’kemi punë me objektet e ndërtuara mbi sakrificën e mundin e atyre që luftuan

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, u ka bërë thirrje institucioneve që të mos vazhdojnë provokimet.

“Nuk kemi punë me objektet që janë ndërtuar mbi sakrificën, mbi mundin dhe mbi gjithë atë çfarë kanë bërë kategoritë e luftës. U bëjmë thirrje institucioneve në përgjithësi në këtë rast edhe deputetëve, sepse nuk lejojmë të degradohet institucioni më i rëndësishëm moral, njerëzor dhe kombëtar institucioni i luftës së UÇK-së”.

Ai ka thënë se oborri i kuvendit është oborr i vlerave të luftës.

“Andaj ne kemi bërë thirrje që të mos provokohet, sepse gjatë gjithë kohës sa jemi këtu protestuesit po provokohen nga dritaret. Ne do ta përfundojmë protestën në mënyrë të qetë dhe do t’iu japim edhe rastin e fundit këtyre institucioneve që të korrigjohen, në të kundërtën, do të marrim edhe masa të tjera të cilat ndoshta nuk do t’i duhen askujt”, shtoi ai.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, së bashku me qindra veteranë kanë nisur protestën para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

U.d. i kryetarit të Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ua ka mundësuar pushtetarëve që të ulen në ulëset e pushtetit sot.

“Lirinë jo vetëm që duhet gëzuar me mençuri, por duhet ruajtur. Për këtë liri ne do të jemi të gatshëm të mobilizohemi sa herë që thërret atdheu. Lufta e UÇK-së ka mundësuar që pushtetarët të ulen në kolltuqe”.

“Duam të drejtat tona”, “Marre”, “UÇK”, janë disa nga brohoritjet e protestuesve.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika