Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se kryetari i tyre Dardan Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së të arrestuar gjatë ditës nga Policia e Kosovës, janë ndaluar për 48 orë. Ata ishin arrestuar pas protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarine Trendafilova. PSD-ja e ka qujtaur vendim politik, masën e ndalimit 48-orësh për […]
Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se kryetari i tyre Dardan Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së të arrestuar gjatë ditës nga Policia e Kosovës, janë ndaluar për 48 orë.
Ata ishin arrestuar pas protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarine Trendafilova.
PSD-ja e ka qujtaur vendim politik, masën e ndalimit 48-orësh për kryetarin dhe aktivistët e saj.
”PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por lufta e saj për imazh është e humbur. Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.















